Myslimanët kanë falur Fitër Bajramin në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, që nisi nga ora 06:23.
Besimtarë të shumtë e kanë kryer këtë ritual fetar pasi sot festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditësh agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova e vazhdon traditën e sjelljes së atmosferës së kësaj feste nëpër shtëpitë e shikuesve të vet, duke transmetuar direkt ceremoninë nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.