14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

“Faleminderit Shqipëri”, Kreu i BDI: Drejtësi për çlirimtarët, të ngremë zërin për njohjen e luftës së drejtë

- Advertisement -

Gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Ali Ahmeti nga BDI falënderoi Shqipërinë për mikpritjen dhe solidaritetin e treguar ndaj luftëtarëve të lirisë.

“Faleminderit Shqipëri, nënë! Na ke trajtuar dhe pritur si nëna. Sot ngremë zërin për drejtësi, respekt dhe njohjen e luftës sonë të drejtë”, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se Gjykata Speciale ka lindur nga pretendime për trafikim organesh që janë konstatuar si trillim, dhe se aktakuza e fundit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka lidhje me këto akuza origjinale, por është riciklim i çështjeve të mëparshme, duke cituar edhe ndikime nga politika ruso-serbe.

Ahmeti gjithashtu falënderoi autoritetet dhe shoqatat shqiptare për kontributin e tyre në organizimin e tubimit dhe u bëri thirrje shqiptarëve nga të gjitha trojet që të jenë të bashkuar në mbrojtje të drejtësisë dhe historisë së luftës së UÇK-së.

“Sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi e kështu qofshim përherë. Po ngremë zërin për drejtësi, respekt, njohjen e luftës sonë të drejtë, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën. Zanafilla e Gjykatës Speciale është në raportimet e trillimeve për trafikim orgnesh. Kjo çështje që doli nga kuzhina serbe u konstatua  që nuk është e vërtetë dhe u mbyllën hetimet. Dick Marty e riaktivizoi këtë temë me porosi ruso-serbe që detyroi gjykatën të hetojë për këtë çështje. Kjo Gjykatë u themelua që të zbardhë pretendimet për trafikim organesh. Kur u hetua dhe u kuptua që ishte trillim për të nxirë imazhin e luftës sonë, prokuroria përpiloi një aktakuzë në ditën ku në Uashington duhet të bëhej marrëveshja për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Aktakuza s’ka të bëjë me trafikim organesh, por është riciklim ndaj akuzave më të hershme”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit