Vizitën e tij në Prishtinë kryeministri Edi Rama e ka përmbyllur me një foto të postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’.
Krahas fotos Rama ka përcjellë dhe një mesazh falenderimi për Kosovën, ndërsa njofton se në ditët e dytë të takimeve në kuadër të turit ballkanik, ndalesa e radhës është në Sarajevë
Në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës Rama është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës.
Në orën 10:55, Rama do të ketë një takim kokë më kokë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Borjana Kristo.
Ndërsa në orën 11:40 do të ketë konferencë të përbashkët. Pas Bosnje Hercegovinës, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Malit të Zi e më pas drejt Serbisë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=830272941801702&id=100044570103558&mibextid=Nif5oz