![“Faktor befasues”, shefi i EULEX-it flet për sulmin në Ibër-Lepenc “Faktor befasues”, shefi i EULEX-it flet për sulmin në Ibër-Lepenc](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/02/1.8.2023-ZvKm-3.jpg)
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se kryerësit e sulmit “kaq të shëmtuar” të atij në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë në anën e tyre faktorin befasues.
“Duhet ta kemi parasysh që Policia e Kosovës po zbaton strategji dhe aktivitete të ndryshme, për ta ndalur trafikimin e jashtëligjshëm dhe për t’i ndaluar këto aksione. Gjithsesi, kryerësit e një sulmi kaq të shëmtuar gjithnjë kanë në anën e tyre faktorin befasues”.
Ai tutje në një intervistë për “Info Magazine” deklaroi se hetimet inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste.
“Patjetër që hetimet, inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste. Por, befasia është gjithmonë një aspekt me rëndësi që duhet ta kemi parasysh”. /KlanKosova/