-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

“Faktet flasin më shumë se propaganda”, Deda për letrën e Maqedoncit për FSK-në në veri

- Advertisement -

Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me letrën e dërguar komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes së cilës rikonfirmohej zotimi se s’do të dërgohet FSK-ja në veri të vendit, përveç se me leje të KFOR-it.

Deda u shpreh se është mirë që është publikuar kjo letër, sepse sipas tij, faktet flasin më shumë se propaganda, përcjell Klankosova.tv.

“Mua po më duket që disa ditë pasi që qenka dërguar letra prej ministrit Maqedonci, në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri doli në media tha që është marrëveshja më e keqe që e ka trashëguar prej z.Thaçit”.

“Nëse si udhëheqës i vendit thua që diçka të trashëguar e ke të keqe, pse dy ditë më herët e ke aprovuar, pse po e flet të kundërtën e asaj çka po e bën dhe mirë që është publikuar kjo letër, sepse faktet flasin më shumë se propaganda dhe po dekonspirohet propaganda e udhëheqësisë së Qeverisë së Kosovë”,

“Kjo do të thotë që nëse ti vjen në pushtet, thua unë do të bëj kompromis minimal për ndryshim maksimal, atëherë kjo këtu nuk po shihet as që është kompromis minimal e as që dërgon në kompromis maksimal.

“ Thjeshtë vazhdimësi e obligimeve të cilat janë marrë kur Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka qenë ajo e cila është sot”, u shpreh tutje Deda.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit