5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Fajtore e ndarjes Xhensila? Vargjet e Besit: Të gjithë më thonë falja, ja vlejti kur zemrën e shite?

- Advertisement -

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, sidomos pas ndarjes së përfolur nga Xhensila Myrtezaj.

Së fundmi, Besi ka publikuar projektin e tij muzikor më të ri, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Menjëherë pas publikimit, fansat nisën të aludojnë se kënga mund t’i dedikohet Xhensilës, pasi edhe teksti është shkruar nga vetë Besi.

Disa nga vargjet e këngës përmbajnë fjalë që mund të interpretohen si përjetime personale: “Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, duke lënë të kuptohet se arsyeja e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

Ky projekt i ri i Besit ka ngjallur reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët janë duke pritur më shumë detaje mbi ndarjen dhe ndikimin e saj në krijimtarinë e tij artistike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit