Një përçarje e re brenda familjes Beckham po shton dyshimet, thashethemet dhe krahasime me dramën e familjes mbretërore britanike. Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, është në qendër të një konflikti familjar që, sipas ekspertëve, është e ngjashme edhe me ndarjen e Princit Harry nga monarkia.
Mungesa e Brooklyn në ngjarje të rëndësishme familjare, përfshirë festimin e 50-vjetorit të babait të tij, David dhe ditëlindjen e 21-të të vëllait Romeo, ka ngritur dyshime dhe ka intensifikuar spekulimet për një përçarje të thellë. Vendimi i tij për të mos marrë pjesë në këto ngjarje erdhi mes raportimeve për tensione mes bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, dhe nënës së tij, Victoria. Për më tepër, e pranishme në festën e ditëlindjes ishte Kim Turnbull, e dashura e Romeos dhe ish-e dashura e Brooklyn-it, gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin e tij për të munguar.
Komentatorët kanë nisur ta quajnë këtë situatë “Megxit 2.0.” Ekspertja mbretërore Samara Gill beson se Brooklyn po distancohet qëllimisht nga klani Beckham, duke e krahasuar situatën e tij me largimin e Princit Harry nga detyrat mbretërore për jetën me Meghan Markle.
Teksa publiku ndjek me kureshtje zhvillimet në familjen Beckham, një shtresë tjetër intrigash ka dalë në dritë: Brooklyn dhe Nicola së fundmi darkuan me Princ Harry dhe Meghan Markle në rezidencën e tyre në Montecito. Takimi ndodhi vetëm disa ditë pas festës së ditëlindjes së David-it, të cilën Brooklyn dhe Nicola e anashkaluan. Burimet sugjerojnë se të dy çiftet janë afruar për shkak të përvojave të përbashkëta të vëmendjes mediatike dhe përjashtimit familjar. Një burim i afërt me Sussex-ët tha se mbrëmja ishte e qetë dhe mbështetëse, me Meghan dhe Nicola që u lidhën emocionalisht mbi presionin e të qenit të fajësuara për “shkatërrimin e familjeve.”
Brooklyn, i cili u martua me Nicola Peltz në prill të vitit 2022, është zhvendosur në SHBA dhe duket gjithnjë e më i distancuar nga Britania. Kritikët kanë vënë në dukje se, pavarësisht viteve të mbështetjes nga prindërit e tij, Brooklyn tani duket më i lidhur me luksin dhe stilin e jetës së familjes së pasur të bashkëshortes së tij.
Babai i Nicolas, Nelson Peltz, zotëron tituj të mëdhenj të koorporatave dhe ka një pasuri që llogaritet në miliarda, duke e bërë bazën e tyre amerikane strategjike, si emocionalisht ashtu edhe ekonomikisht.