26.3 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Fajdexhiu që vrau dy njerëz shoqërohej me Albin Kurtin

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në orën 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku brenda një kafeneje dy të shtënat çuan në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas burimeve të Insajderit, viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga persona të përfshirë në fajde.

I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

I njëjti ishte parë në shoqëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe zotërisë së parë, Prindon Sadriut.

Në qershor të vitit të kaluar, Gazeta Insajderi raportoi se Mefail Shkodra së bashku me të birin, Edonis Shkodra, ishin arrestuar nën dyshimin për fajde.

Gjatë operacionit policor, si dëshmi materiale u sekuestruan tri vetura, motorë sportivë, armë dhe municion, kartëmonedha në euro, dokumente të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera materiale.

Të ngjashme

Të fundit