0.8 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, me mesazh për babanë e tij për 28 Nëntorin

- Advertisement -

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë, ka dërguar një mesazh të veçantë për babanë e tij me rastin e 28 Nëntorit.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e Klan Kosova, ai ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka vlerësuar qëndrimin e babait dhe shokëve të tij para “padrejtësisë” në Hagë.

“Urime 28 Nëntori, babloki ynë Fadil Fazliu! Në këtë ditë të shenjtë për kombin, teksa flamuri i kuq e zi valon krenar, ti dhe shokët e idealit po qëndroni me dinjitet para padrejtësisë në burgun e Hagës. Ju, që ia dhatë zemrën lirisë së shqiptarit, sot jeni dëshmia më e pastër e sakrificës dhe e besës”,  ka shkruar ai.

Fahri ka shtuar se nëntorët e ardhshëm shpreson t’i festojnë bashkërisht me babanë e tij nën flamurin kuqezi.

Të ngjashme

Të fundit