Përgjatë muajit maj, Fahri Ademi, u plagos rëndë nga një grabitje e armatosur në Veternik, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë.
Pas trajtimit që mori për disa javë në Turqi, Ademi është kthyer në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Tre plumbat që u shkrepën në drejtim të tij, nga serbi Millosh Vukojeviq, bënë që 42-vjeçari nga Vushtrria të mos jetë më në gjendje të lëvizë.
Ademit, përgjatë trajtimit në Turqi i ishte premtuar mbështetja financiare nga Ministria e Shëndetësisë, kjo pasi kosto ishte tejet e lartë.
IndeksOnline mëson se Fahriu ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, kjo pasi po bëhen muaj që nuk po mundet t’i kthehet normalitetit.
Ndërkohë që, muajin e ardhshëm pritet të udhëtojë përsëri për në Turqi, për të vazhduar kontrollet dhe seancat e tjera fizoterapeute.
Ndryshe të hënën e 17 marsit, cak i kësaj grabitjeje ishte automjeti i një kompanie të sigurimit, i cili bartte para.
Nga shkëmbimi i zjarrit plagë të rënda mori 42-vjeçari, Fahri Ademi, si edhe Millosh Vukojeviq i cili ishte pjesë e grupit të grabitësve.