23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Sali Mustafa dhe Pjetër Shala refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

- Advertisement -

Ditë më parë, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë refuzuar vizitën e “Avokatit të Popullit të Speciales” për arsye se po trajtohen në mënyrë mizore.

Njëjtë kanë vepruar edhe ish-luftëtarët tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.

Po ashtu, siç shkruan Nasim Haradinaj në Facebook, vizitën e kanë refuzuar edhe dy ish-luftëtarët tjerë të UÇK-së: Sali Mustafa dhe Pjetër Shala.

“Ndonjëherë, edhe pa dashje, informimi del ose lë mundësi për t’u keqkuptuar! “Avokatin e Popullit ” të Gjykatës Speciale e kanë refuzuar edhe Pjeter Shala dhe Sali Mustafa! Besoj shumë edhe të paraburgosurit e tjerë! Prandaj, informata duhet të jepet e saktë. Nuk mjafton të përmendën vetëm Hashimi, Jakupi, Rexhepi dhe Kadria. Krejt janë të barabartë dhe të rëndësishëm! Uroj të mos jetë gabim i qëllimshëm!?”, ka shkruar në Facebook Nasim Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit