25.9 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

“Facebook-u ma kujtoi sulmin seksist të burrit tuaj” – përplasen Deliu e Haxhiu

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, riktheu në vëmendje një sulm seksist të bashkëshortit të ministres në detyrë, Albulena Haxhiut, që ndodhi para tetë vjetësh.

Ajo e publikoi këtë mesazh në Facebook, duke theksuar se, për fat të keq, ngjarja nuk mori kurrë trajtimin e duhur institucional. Nga ana tjetër, siç thotë Deliu-Kodra, kritikat ndaj Fitore Pacollit për të cilën ministrja reagoi mbrëmjen e sotme, lidhen me korrupsionin kronik që ka kapluar vendin nga pushteti.

“Znj, Albulena Haxhiu, Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional. Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, shkroi Deliu-Kodra.

May be an image of 2 people and text that says 'Requests Alban Krasniqi Messenger Albar Krasniqi 66 mutual friends, including Rexhep Krasniqi and Zana Avdiu Aktivist at Lëvizja VETÊVENDOSJE! Lives in Pristina 21:24 Te fala krimineleve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri ne fund. Gjakun e shkelun, perdhunimin e ketij populli qe ja keni ba qe 18 vjet ka me ju kthy me te njejten monedhe. Ate Ae e kan ba paramilitaret ne drenice e kosove e keni ba ju ne Kosove. Andaj po friksohuni nga drejtesia qe ka me ju shtyp si gjakpires qe jeni.Kriminele'

Pas këtij postimi, reagoi edhe ministrja në detyrë, njëherësh kandidate e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila tha: “Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës”.

Tutje, sipas asaj që shkruan Haxhiu, ajo që e rëndon më së shumti atë, është “është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

“Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj”, përfundon postimi i Haxhiut.

Të ngjashme

Të fundit