Një balerinë ka vendosur që t’i bashkohet faqes për të rritur, “OnlyFans”, pasi ka pasur probleme me paratë në “Facebook”. E duke qenë se nuk po paguhej për shikimet në rrjetet sociale, Vialeta Kudrevich mori vendimin e papritur.
Trajnerja e fitnesit nga Boulder në Kolorado, SHBA, ka thënë për “Daily Star” ka treguar se pse u detyrua që t’i bashkohej modeleve magjepsëse dhe yjeve porno të faqes për të rritur.
Ajo ka shpjeguar se është zgjuar një mëngjes dhe ka vënë re se “Facebook” kishte vendosur që t’i ndërpriste të gjitha të ardhurat që ajo bënte nga shikimet e postimeve të saj.
“Sapo e çaktivizuan fitimin e parave nga videot e mia të kërcimit në pole. Kontaktova me mbështetjen dhe ata thonë se do ta hetojnë rastin tim”, ka treguar ajo.
Edhe pse kërcimi nuk ishte punë me kohë të plotë, Vialeta realizonte video të cilat merrnin mijëra klikime secila. E si pasojë kishte ca të ardhura bonus. E teksa “Facebook” ia ndaloi fitimin e parave, ajo mori një vendim të papritur.
Edhe pse më parë nuk kishte një mendim të mirë për “OnlyFans”, ajo vendosi që të bëhej pjesë e saj që të fitonte para.
“Unë po mendoja për krijimin e OnlyFans për një kohë të gjatë, por reputacioni i platformës më ndaloi nga kjo. Por një ditë kuptova se duhet të provoj”, ka shtuar trajnerja e fitnesit.
Por ajo ka bërë një premtim, që nuk do të zhvishet kurrë para kamerave, gjë që rezulton të jetë një problem për fansat e saj.
“Unë nuk po postoj nudo apo ndonjë përmbajtje seksuale atje. Unë postoj kryesisht video të kërcimit në pole ose video me shtrirje. Kam kaluar dhjetë ditë në OnlyFans deri më tani dhe kam 200 ndjekës dhe kam fituar rreth 300 dollarë (260 £)”, ka zbuluar e reja.
“Facebook” tani ka kthyer përsëri fitimin e parave për përmbajtjen e Vialeta-s, por ende nuk është thënë pse u ndalua në radhë të parë.