Pas një postimi të mëhershëm ku aludonte për një ngjarje të ndodhur në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që simulojnë dashuri për vëmendje, Anaidi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur”. Ndërsa Egli zgjodhi një thumb më të rafinuar, duke shkruar se “nuk merret me fshatarë”.
Por sot, Anaidi i është rikthyer temës me tone të forta dhe ironi therëse.
Ai përmend “fabulën me pesë dëshmitarë”, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka që publiku ende nuk e di. Anaidi e cilëson gjithë narrativën e çiftit si të fabrikuar dhe akuzon ata për aktrim e manipulim publik vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.
Ai thotë se i ka ndihmuar dhe i ka mbrojtur në kohë të vështira, por tani i quan mosmirënjohës. Për Eglin shkruan se është “mbretëreshë e heshtjes” që “ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori”, ndërsa për Gjestin përdor ironi të hidhur duke përmendur borxhe, energji elektrike dhe lavde publike.
Në fund, ai s’e kursen ironinë as për reagimin e tyre ndaj rrëfimit të tij të djeshëm:
“Në 2025 vetëm chat-gpt mund të trillojë histori kaq të dobët.”
Përplasja virtuale mes ish-banorëve të BBVIP Albania duket se sapo ka hyrë në një fazë të re. A do të ketë sërish kundërpërgjigje nga Gjesti dhe Egli?
