17.5 C
New York
Wednesday, May 28, 2025

Buy now

Fabrika për mbetjet shtazore, Miftaraj kërkon sqarime nga Prokuroria edhe për rolin e Besnik Bislimit dhe Ministrisë së Drejtësisë

- Advertisement -

 

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të japë më shumë sqarime rreth rastit që përfshin Ministrinë e Bujqësisë, që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore.

Ai bëri thirrje që të adresohen edhe pretendimet publike të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka përmendur rolin e Bislimit dhe Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj theksoi se për të zbardhur tërësisht të vërtetën dhe për të larguar çdo dyshim që lidhet me dhënien me qira të pronës publike, është thelbësore që PSRK të sqarojë edhe rolin e këtyre institucioneve dhe zyrtarëve të përmendur.

“Nuk po konstatojmë fajësinë apo pafajësinë e askujt,” tha Miftaraj, duke shtuar se transparenca është në interes të publikut.

Theksojmë se Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Aksioni u ndërmor lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore. Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.

Të ngjashme

Të fundit