Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, e ka kritikuar Qeverinë në lidhje me formimin e fabrikës se municioneve.
Ai ka bërë me dije se nënshkrimi i kontratës me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), nuk është hap i duhur.
Në emisionin “Politico” në Kanal 10, ai ka thënë se ky veprim është një biznes në mes të qeveritareve dhe zyrtarëve të kompanisë.
“Fabrika e municioneve është thjesht biznes i nxitur mes qeveritarëve dhe turqve, s’ka lidhje me lejen amerikane dhe pasojat e kësaj do t’i shohim vitin e ardhshëm sepse çështja e qëndrueshmërisë në ushqim ka me ia ndal rrugën qatje”, ka thënë Berisha