15.9 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Exit Poll-i i UBO-s në Dukagjin: Imri Ahmeti në kufi të fitores, i dyti Shukri Buja

- Advertisement -

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka publikuar rezultatet për komunën e Lipjanit, ku kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, udhëheq bindshëm dhe ndodhet në kufi të fitores në rundin e parë.

Sipas të dhënave të Exit Poll-it, Imri Ahmeti ka marrë 48.8 për qind të votave, vetëm pak pikë larg shumicës absolute që do t’i siguronte fitoren pa balotazh.

Në vendin e dytë renditet Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 36 për qind, ndërsa Ilir Qeriqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur 14.2 për qind. Bashkim Budakova i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1 për qind të votave.

Të ngjashme

Të fundit