![Exit poll-i i T7: Ndarja e ulëseve në Kuvend Exit poll-i i T7: Ndarja e ulëseve në Kuvend](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-191620.jpg)
Nga 2600 anketa, në 28 qytete dhe 103 fshatra, rezultati i exit pollit, i realizuar nga Albanian Post dhe T7, sjell rezultatet si më poshtë.
Sipas rezultateve, Vetëvendosje ka 37%, PDK 23 %, LDK 20 % ndërkaq AAK-NISMA 8 %.
Ndërkaq ndarja e uleseve në parlament është si më poshtë:
42 vende në parlament do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje.
26 Partia Demokratike e Kosovës
23 vende do t’i ketë Lidhja Demokratike e Kosovës
9 deputetë do t’i ketë AAK dhe 20 ulëse të tjerët.