24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Evropa pret sonte Prishtinën e Malishevën

- Advertisement -

Dy skuadra nga Kosova zbresin sonte në fushë për të nisur rrugëtimin e tyre në garat evropiane të UEFA-s, në kuadër të fazës kualifikuese.

Kryeqytetasit e Prishtinës do të përballen me skuadrën moldave, Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e parë të UEFA Europa League. Takimi zhvillohet në transfertë dhe nis nga ora 19:00.

Ndërkohë, Malisheva do të debutojë në garat evropiane përmes UEFA Conference League.

Skuadra malishevase do të përballet me Vikingur Reykjavik nga Islanda, në ndeshjen që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:15.

Të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit, ndërkohë që Drita tashmë ka bërë hapin e parë drejt suksesit në Champions League, pas fitores 1:0 ndaj Differdang më 9 korrik.

Të ngjashme

Të fundit