5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Evropa po digjet, i nxehti vret 238 persona për një javë në Portugali

- Advertisement -

Të paktën 238 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave rekord në Portugali  në vetëm një javë.

Shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar me sëmundje ekzistuese, tha ministria e Shëndetësisë së vendit.

Temperaturat iu afruan 50°C në qytetin Pinhao të enjten, një rekord në korrik. zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë, Spanjën fqinje, Francën dhe Kroacinë në 10 ditët e fundit, duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen.

Më shumë se 3,000 zjarrfikës kanë luftuar për të vënë nën kontroll flakët të intensifikuara nga erërat e forta në Portugali, shkruan metro.uk.

Zjarret kanë shkatërruar rreth 30,000 hektarë tokë vetëm këtë vit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit