-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Evropa përfundimisht kthehet te rrënjët e veta – I hap sot portën Shqipërisë

- Advertisement -

Shkruan: Agron Hoti

  E kemi përjetuar mirëfilli se përqendrimi i amerikanëve në luftën ndaj terrorizmit 2001-2020 e kishte ekspozuar dobësinë evropiane karshi dinosaurëve aziatikë ruso-kinezë. Vrasja e kryeministrit serb Gjingjiq në mars 2003 dhe nxitja e trazirave në Kosovë në mars 2004 ishte shembulli më i qartë që Rusia po kthehej fuqishëm në Evropën, siguria e së cilës atëherë dhe sot varet nga SHBA. 
  E tëra kjo kulmoi gradualisht me futjen graduale të BE-së nën kontrollin e plotë rus, ngritjen e Vuçiçit në pushtet dhe burgosjen e Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjersa këta të fundit më shumë se çdokush në Evropë kontribuan në evropianizimin e Ballkanit që pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj edhe morën përkrahjen e tërë botës perëndimore që kishte kulmuar me bombardimin e Serbisë gjenocidale nga NATO. 
  Nuk kishte asnjë dyshim që anashkalimi i Ukrainës nga evropianët e detyruar nga rusët çonte pashmangshëm në luftë. Ishte vetëm çështje kohe kur lufta do të shpërthente. SHBA e kishte kuptuar se rrëshqitja e Evropës kah Rusia po e rrezikonte krahun lindor të saj, pra Atlantikun. Dhe me të drejtë SHBA alarmoi botën se duhej përkrahur shpejtë dhe fuqishëm evropianët për të parandaluar dhe luftuar çfarëdo pushtimi rus. 
  Ishte pikërisht agresioni rus në Evropë, ai i cili e ktheu BE-në kah SHBA dhe rrënjët e veta. Ishte pikërisht agresioni rus, ai që demaskoi politikën e BE-së që me apo pa vetëdije po punonte kundër vetëvetes dhe kundër vetë Perëndimit. Vetëm pas agresionit rus, BE e kuptoi që politikat e saj tanimë po bëheshin në Moskë, nëse jo edhe në Pekin. 
  Shkalla e korrupsionit mes elitës politike evropiane dhe shteteve anëtare të BE-së të instaluar nga Rusia e Kina me akterë tjerë aziatikë ishte e paparë në historinë më të fundit të Evropës. Dhe kjo duhej ndalur sa më parë. Duhej ndalur absurdin e izolimit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Pa SHBA, BE shumë shpejtë mund ta kishte rusishten gjuhë zyrtare kryesore të saj. 
  Prandaj, BE bëri sot hapin e madh. Hapin historik. Përmirësoi gabimin e saj mbi 20 vjeçar, kur në Ballkani Perëndimor s’investonte shkaku i disa kritereve, të cilat fare s’ia kërkonte Rusisë e Kinës, përkundrazi këtyre të fundit iu përgjërohej për qasje në megatregje të tyre. BE i hap portën Shqipërisë, vatrës së qytetërimit evropian. I hap derën Shqipërisë, dialekti gegë i së cilës përbën fosilen e gjallë të gjuhës më të vjetër në Evropë që nga Pellazgjia e Lashtë, Ilirët e deri më sot. 
  BE sot - edhe pse kokë-ulur - i hap portën e madhe Shqipërisë, një shteti, historinë e së cilës ia përvetësuan me të madhe grekët e ardhur nga Egjipti dhe sllavët e ardhur nga karpatet ruse. 
  Hapja e sotshme e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë e kthen BE-në përfundimisht te rrënjët e veta, pra e kthen te populli shqiptar, historia e heshtur e të cilit, sigurisht që një ditë do të ndriçohet tërësisht, për t’i treguar kështu Evropës dhe botës se nuk ishin grekët (e ardhur nga Egjipti) etërit e Evropës, por pikërisht shqiptarët, historinë e të cilëve evropianët dhe aziatikët vazhdimisht e kishin heshtur dhe pse jo ndalur tërësisht. 
  Emëruesi i përbashkët tanimë mes SHBA-së dhe BE-së është fuqizimi i një Shqipërie si porta lindore e hyrjes nga Mesdheu në Adriatik dhe anasjelltas. Krahas investimeve amerikane në energji, përfitimet e Shqipërisë tanimë do të rriten edhe nga BE dhe shtete të caktuara të saj, siç p.sh. së fundmi ndodhi me Holandën me investimet e saj miliardëshe në infrastrukturë dhe energji. 
  Mbi këtë bazë Shqipëria do të faktorizohet çdo vit e më shumë duke u bërë kështu bazeni zhvillimor jo vetëm i hapësirave shqiptare, por edhe i tërë rajonit. Lidhja e Shqipërisë me rajonin, Evropën dhe botën me rrjete gazi, telekomunikacioni, energjie elektrike e solare, autostrada, hekurudha, porte e aeroporte sigurisht që do të gjenerojë zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe standard jetësor që kurrë s'e kishin në Shqipëri. 

Urime Shqipëri! A.H.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit