Evertoni ka konfirmuar emërimin e Sean Dyche si trajner i i ri i ekipit, shkruan Demokracia.com.
Dyche ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin nga Liverpool dhe do të debutojë ndaj Arsenalit në “Goodison Park” të shtunën më 4 shkurt.
Ndihmës të Dyche do të jenë Ian Woan, Steve Sonte dhe Mark Howard.
51-vjeçari do ta zëvendësojë Frank Lampardin e shkarkuar pak kohë më parë për shkak të rezultateve jo të mira.
Dyche më parë në Premierligë e ka drejtuar Burnleyn për 10 vite.
Evertoni pas 20 ndeshjeve këtë edicion pozicionohet në vendin e parafundit (19) me 15 pikë të grumbulluara.