Everton tenton ta marrë Zhegrovën, por Juventusi refuzon ofertën

- Advertisement -

Siç raporton “The Athletic”, klubi anglez Everton ka bërë një ofertë për të huazuar mesfushorin sulmues të Kosovës, Zhegrovën, gjatë këtij merkatoje dimërore.

Megjithatë, drejtuesit e Juventusit e refuzuan menjëherë kërkesën, duke mos pranuar largimin e tij nga Torino.

Për momentin, Zhegrova nuk ka grumbulluar minutazhë të mjaftueshme me ekipin e Juventusit, dhe situata e tij pritet të mbetet nën vëzhgim deri në fund të merkatos.

Ky refuzim i Juventusit tregon qartë se ata duan ta mbajnë mesfushorin në skuadër, pavarësisht interesimit nga Anglia.

Të ngjashme

Të fundit