24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza, nëna dhe 4 fëmijët e mitur ndodhen në Egjipt

- Advertisement -
Pesë shqiptarët e parë janë evakuuar nga lufta në Gaza.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani në një njoftim ka bërë me dije se shtetasit e parë shqiptarë nëna dhe katër fëmijët e mitur kanë arritur të largohen nga Gaza, pas gati 3 javësh përpjekjeje.

Tashmë ata ndodhen të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojnë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

REAGIMI:

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit