Zëvendëskryeministri ukrainas ka paralajmëruar sot se megjithëse faza e parë e evakuimit të Sumy-t ka filluar, Rusia po “përgatitet ta pengojë procesin.”
Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit në Ukrainë tha se megjithëse Ministria Ruse e Mbrojtjes ka rënë dakord zyrtarisht për korridorin humanitar, Irina Vereshchuk ka paralajmëruar: “Pala ruse po përgatitet të ndërpresë punën e korridoreve humanitare dhe të manipulojë rrugën për të detyruar njerëzit të shkojnë në anën tjetër.”