Mendes pastaj u përgjigj se ata nuk i bëjnë këto gjëra së bashku.
Ndërsa ajo është rehat duke postuar foto që tashmë janë atje, ajo nuk është e qetë të ekspozojë jetën e tyre private, të cilën ata e vlerësojnë aq shumë.
Aktorja ka treguar gjithashtu se çifti kanë qenë vetëm një herë bashkë në tapetin e kuq, gjatë promovimit të filmit të tyre. Të dy janë bashkë prej mbi 12 vitesh dhe kanë dy vajza, Esmeralda 8-vjeçare dhe Amanda 6-vjeçare, por janë shumë të kujdesshëm për të mbrojtur fëmijët dhe familjen e tyre nga sytë e publikut.
Ata u takuan në xhirimet e filmit “The Place Beyond the Pines” në vitin 2011, ku ata luanin çiftin kryesor. Gjatë rrugës, jeta imitoi artin./abcnews.al