Aktorja 50-vjeçare, e njohur për rolin në “Desperate Housewives”, u duk në formë perfekte ndërsa ndau edhe fotografi prapa skenave dhe momente të këndshme me miqtë.
Filmi i saj i ri, “Alexander And The Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Road Trip”, një vazhdim i komedisë së vitit 2014, është tashmë i disponueshëm në Disney+.
Për premierën, Eva zgjodhi një fustan elegant jeshil dhe u fotografua pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame, duke ruajtur një pamje natyrale dhe të thjeshtë.
Gjatë një interviste promovuese, Eva zbuloi se në rininë e saj nuk konsiderohej si “e bukura” në familje dhe për këtë arsye zgjodhi të fokusohej në humor dhe zgjuarsi.
“Unë isha rosa e shëmtuar, kështu që vendosa të jem qesharakja e familjes”, tha ajo me sportivitet.