Ishin padyshim përballje spektakolare dhe plot surpriza.
Kanë përfunduar 9 sfidat e mbrëmjes së kësaj të enjteje dhe të fundit, të xhiros së dytë të fazës ligë, së UEFA Europa League, me 18 skudrat të cilat zbritën në fushën e blertë, që arritën të shënonin 19 gola.
Kështu, “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë dështimin e radhës, teksa këtë herë u barazuan në transfertën e “Do Dragao”, me rezultatin spektakolar 3-3, me golat e Hojlund, Rashford, që u përmbysën mjaft shpejt nga Pepe dhe dopieta e spanjollit Samu Omorodion, mirëpo një goditje magjike e Harry Maguire në minutën e 91’-të shpëtoi Ten Hag nga një tjetër humbje.
Humbjes shokuese pësuan edhe “Verdhekuqtë” e Roma, me djemtë e teknikut Ivan Juric që dështuan sërish të siguronin fitoren e parë në këtë sezon të Europa League, duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 falë goli të Baidoo në minutën e 44’-t.
Disfatës nuk i shpëtuan as Bajrami me shokë, me skocezët e Glasgow Rangers, që u mundën me shifrat 4-1, në “shtëpi” nga francezët e Olympique Lyon, ku për vendasit golin e vetëm e gjeti Laërence, ndërsa për “gjigantët” e Ligue 1 shkëlqyen Malick Fofana e Alexandre Lacazette, me nga një dopietë secili.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Eintracht Frankfurt triumfoi thellë 3-1 transfertën e vështirë të Besiktas, Tëente barazoi 1-1 me Fenerbahce, Steaua Bucuresti fitoi 1-0, me 10 lojtarë, transfertën e PAOK, ndërsa sfidat Royal Union-Bodo/Glimt e Viktoria Plzen-Ludogorets u mbyllën me shifrat 1-1.