10.3 C
New York
Sunday, March 23, 2025

Buy now

Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bjerë në provokime të Serbisë, s’duhet të lejohet që kjo t’ju udhëheqë agjendën tuaj

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar nevojën që NATO të qëndrojë pranë institucioneve të Kosovës dhe t’i mbështesë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

Gjatë një interviste për Info Magazine në Klan Kosova, Reuten ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të provokimeve nga Serbia, e cila, sipas tij, shpesh përpiqet të ndërlidhë çështje të ndryshme për të tërhequr vëmendjen nga problemet e saj të brendshme.

“E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”, u shpreh mes tjerash ai

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit