24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Eurodeputeti reagon sërish ndaj Qeverisë gjermane: Urime, morët duartrokitjet e Grenellit

- Advertisement -

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Richard Grenell, ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili dje lavdëroi qeveritë gjermane, italiane dhe franceze për kushtëzimin e Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Në një reagim në platformën X, Bütikofer tha me ironi se qeveria gjermane arriti më në fund t’i marrë duartrokitjet e Grenellit.

“Urime të posaçme qeverisë gjermane! Më në fund arriti t’i marrë duartrokitjet dhe respektin e ulët nga ekstremisti i Trumpit, Richard Grenell, për politikën e saj në Kosovë! Çfarë përparimi!”, tha ai.

Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e Kosovës.

Ndaj, qëndrimit të qeverisë gjermane, eurodeputeti Bütikofer, reagoi edhe një ditë më parë. Këtë veprim të qeverisë gjermane ai e quajti si “një gabim të keq”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit