Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka komentuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se hapi i radhës i Bashkimit Evropian në raport me Kosovën pas liberalizimit të vizave duhet të jetë procesimi tutje i aplikimit të anëtarësimit të Kosovës në Union.
“Pas vonesave krejtësisht të panevojshme që nga sot ka hyrë në fuqi udhëtimi pa viza në BE për të gjithë qytetarët e Kosovës. Hapi i radhës: procesimi i aplikimit të Kosovës për statusin e kandidatit në Evropë”, ka shkruar Reuten.
Theksojmë se Kosovarët tanimë do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.
Një vit më parë, Kosova dorëzoi zyrtarisht dokumentet e nevojshme për aplikim për anëtarësim në Union.
Dorëzimin e aplikimit në Pragë të Çekisë, e cila udhëhiqte Presidencën e radhës së BE-së, e bëri kryeministri Albin Kurti më 15 dhjetor 2022, ndërsa ai ishte nënshkruar një ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.