-4.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Euro U21 Serbi-Shqipëri, flet edhe trajneri Sylvinho: Mua më interesojnë vetëm futbollistët

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, është pyetur nga gazetarët për organizimin e përbashkët me Serbinë dhe FSHF-në për Euro U21.

Megjithatë tekniku brazilian nuk i futet fare politikës dhe thotë se atij i interesojnë vetëm futbollistët, shkruan Indeksonline

“Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri.

“Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”, u shpreh tekniku brazilian

Kujtojmë që tashmë është pothuajse zyrtare bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë për Euro U21 që do të mbahet në vitin 2027.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit