Monedha evropiane, euro, po dobësohet me ritme të shpejta kundrejt lekut të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët në tregun valutor shqiptar gjatë këtij viti ndërsa një euro po këmbehet aktualisht me 100.08 lekë.
Nëse bëhet krahasimi i kursit të këmbimit euro-lek për pjesën e parë të 2024-ës rezulton se monedha evropiane është zhvlerësuar ndaj lekut me mbi 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan abcnews.al.
Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha evropiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në vijim.
Dobësimi i monedhës evropiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit.