-1.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

“EURO 2025”, Bushi: Kualifikohemi me ndihmën e Kombëtares A

- Advertisement -

Trajneri i ekipit të Shpresave u paraqit sot para gazetarëve për të komentuar rivalet e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2026.

“Është një grup relativisht i fortë dhe i ekuilibruar. Gjithkush mund t’i marrë pikë njëri-tjetrit. Janë ekipe që të hapin problem”, nisi fjalën Bushi duke iu referuar përfaqësueseve si Zvicra, Rumania, Mali i Zi, Armenia dhe Finlanda.

Për të arritur objektivin ish-sulmuesi pranoi se për të bërë përpara duhet që të ketë një sërë faktorësh në favor. “Jemi në kërkim të talenteve, FSHF ka bërë punë të mire në këtë drejtim. Do të kemi prurje cilësore. Shpresoj të mos kemi dëmtime këtë sezon. Uroj që lojtarët të marrin minuta në ekipet e tyre”, tha 49-vjeçari.

Mes të tjerash Bushi pranoi se ekipi i Shpresave do të ketë shanse të mira kualifikimi vetëm nëse zbulon shpirtin e grupit.

“Ne jemi ekip modest, por jemi të fortë kur bëhemi bashkë dhe sakrifikojmë për njëri-tjetrin. I kemi të gjitha shanset për t’u kualifikuar. Kemi probleme për gjetjen e lojtarëve në disa pozicione”, pohoi Bushi.

Në këtë drejtim Bushi zbuloi se do të pranonte “përforcime” nga Kombëtarja A dhe gjithashtu të shkëmbente opinione me homologun e tij që drejtin ekipin e parë.

“Asllani dhe Adrian Bajrami janë dy lojtarët që mund t’i kemi nga ekipi A, por Bajrami është i dëmtuar. Me Silvinjon kemi patur 2-3 takime. Më pëlqen shumë mënyra se si punon. Mendon të bëjë sa më mirë dhe të arrijë sa më lart. Edhe si futbollist ka qenë i tillë. Mendoj se do të bëjë mirë, si ekipi i parë dhe ekipi Shpresa”, tha Bushi.

Mes të tjerash Bushi pranoi se me lojtarët që po punon shikon diçka ndryshe. “Është një brez pak i çuditshëm. Nuk kanë shumë pasion dhe dëshirë për fanellën, kohët kanë ndryshuar, por janë djem të mirë. Mendoj se 70% e grupit do të jetë njësoj me grupin e tetorit. Unë kam shumë besim se do të afrojmë edhe shumë lojtarë të tjerë”, arsyetoi trajneri i Shqipërisë U-21.  /RTSh/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit