Aty rrëfehet edhe mbi qëndrimin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në lidhje me këto masa ndëshkuese (BE-ja refuzon t’i quajë sanksione) duke thënë përbën momentet më shqetësuese për vendin që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Euractiv – në artikullin e titulluar “Pasojat e para të sanksioneve të BE-së thumbojnë Kosovën” – shkruan edhe se liberalizimi i vizave që pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2024 po ashtu mund të vihet në pikëpyetje.
“Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së ishte planifikuar të niste jo më vonë se më 1 janar 2024, por kjo datë mund të vihet në pikëpyetje pasi pëshpërima të ngrirjes së procesit si formë tjetër e sanksioneve kanë qarkulluar.” – shkruhet tutje.
Kjo gazetë online shkruan edhe për përjashtimin e Kosovës nga Korniza për Investimeve në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova më parë ka përfituar nga ky mekanizëm prej vitit 2009, me më shumë se 1.8 miliardë euro të futura në 30 projekte.”
Aty thuhej se po raportohej që Kosova kishte aplikuar për dy grante investimesh dhe katër grante tjera të asistuara nën këtë skemë, por të cilat nuk do të konsideroheshin më.
Kujtojmë se Qeveria Kurti i ka quajtur masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian si “të padrejta” duke shpresuar se ato do të jenë në fuqi për kohë të shkurtër.
Partitë opozitare kanë shprehur në vazhdimësi shqetësim në lidhje me këto ndëshkime, ndërkohë që të tjera janë paraparë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Kujtojmë se BE-ja ka ndëshkuar Kosovën për shkak të politikave të Qeverisë Kurti në veri të vendit, të cilat sipas saj nuk kanë ndihmuar në deeskalimin e situatës.
Qeveria Kurti në anën tjetër ka mbrojtur vazhdimisht qëndrimin se thjesht po shtrinte sundimin e ligjit edhe në atë pjesë të vendit, duke bërë me faj për tensionet bandat kriminale që operojnë atje.
BE-ja ka bërë publik një plan tre-pikësh ku përfshihet edhe tërheqja e njësisë speciale dhe shpallja e zgjedhjeve të reja, por i cili nuk po gjen mbështetje ende nga ana e kryeministrit Kurti.