19.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv

- Advertisement -

Nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, sot është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj. Kaja Kallas, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se ky mandat teknik – pra, pa fuqi ekzekutive – do të mbetet i fokusuar në monitorim, mentorim dhe këshilldhënie.

Presidentja Osmani ka kërkuar gjithashtu që misioni i EULEX-it t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga periudha kur kishte mandat ekzekutiv. Ajo po ashtu ka theksuar se të gjitha aktivitetet e këtij misioni duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me BE-në, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX. Në letrën e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies.

Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj.Kaja Kallas, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv, dhe gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”, vijon njoftimi.

Të ngjashme

Të fundit