2.6 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues finalizojnë udhëzuesin për zbatimin e planeve të dënimit

- Advertisement -

Javën e kaluar, Njësia korrektuese e EULEX-it e lehtësoi punëtorinë përfundimtare për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, me qëllim të finalizimit të udhëzuesit të brendshëm të SHKK-së për zbatimin e planeve të dënimit dhe modelit të tij për shqyrtim.

Sipas EULEX-it, planet individuale të dënimit janë të bazuara në nevoja,  të përshtatura për secilin të burgosur dhe të shqyrtuara rregullisht.

Në një komunikatë, EULEX-i thotë se këto plane janë thelbësore për parandalimin e përsëritjes së veprave penale dhe për promovimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të suksesshëm në shoqëri.

“Përmes kësaj nisme, EULEX-i dhe SHKK-ja rikonfirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e praktikave të fokusuara në rehabilitim brenda institucioneve korrektuese të Kosovës”, thuhet në njoftim

Të ngjashme

Të fundit