15.6 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Etnik Brruti konfirmon ftesën nga Shqipëria, por jo edhe vendimin për ta ndryshuar kombëtaren

- Advertisement -

Mesfushori i Malishevës, Etnik Brruti ka mohuar lajmet rreth vendimit të tij përfundimtar për të ndërruar Kombëtaren e Kosovës me atë të Shqipërisë.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) u raportua gjithandej se mesfushori Etnik Brruti ka vendosur ta lë fanellën e Kosovës për atë të Shqipërisë.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, i cili tha se Brruti i ka njoftuar me vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë.

Megjithatë, ylli i Malishevës, edhe pse ka konfirmuar ftesën nga kuqezinjtë, ka thënë se ai ende nuk ka vendosur se për cilën kombëtare të luajë.

“Po më ka thirr Kombëtarja e Shqipërisë. Jam duke menduar, nuk kam vendosur ende”, ka thënë Brruti për Telegrafin.

Ndryshe, Brruti ka qenë së fundmi kapiteni i Kosovës U-21 dhe titullar i padiskutueshëm i Dardanëve.

Të ngjashme

Të fundit