Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e së dielës në qendrën tregtare ETC në Suharekë.
Lajmin për mediet e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se deri tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje.
“Sot me datë 19.01.2025, rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin ēshtë arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri”, ka thënë Bytyqi.