7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Estonia e gatshme të mbyllë kufirin me Rusinë

- Advertisement -

Estonia ka thënë të mërkurën se është “e gatshme” ta mbyllë kufirin e vet me Rusinë, pas vendimit të Finlandës për ta bërë një gjë të tillë.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se situata në kufirin e Finlandës, e cila është përballur me një valë të madhe emigrantësh pa dokumente në javët e fundit, është “një sulm flagrant hibrid nga Rusia”, shkruan REL.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Estonisë, Tsahkna theksoi se shteti baltik “është i gatshëm ta mbyllë kufirin me Rusinë dhe ta mbrojë veten kundër çfarëdo sulmi hibrid”.

Estonia, ish-republikë sovjetike, është tani një përkrahëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtuesit rus.

“Kjo është një dëshmi tjetër se Rusia nuk po e lufton vetëm Ukrainë, por ajo përbën kërcënim ndaj vendeve të tjera me sulmet e saj hibride”, tha Tsahkna, duke iu referuar situatës në Finlandë, gjatë takimit të ministrave baltikë dhe nordikë në Bruksel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit