Estevao Willian apo i njohur si “Messinho”, i cili është transferuar te Chelsea, tashmë po ëndërron shumë, ndërsa përgatitet t’i bashkohet klubit të Ligës Premier këtë verë.
Braziliani 18-vjeçar, i cili u transferua nga Palmeiras për një shumë të raportuar prej 34 milionë eurosh plus bonuse, ka vendosur synimin për të garuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë” përkrah yjeve të rinj si Lamine Yamal dhe Franco Mastantuono në vitet e ardhshme.
Duke folur për gazetës AS, Estevao vlerësoi bashkëkohësit e tij, duke hedhur kandidaturën e tij për të fituar çmimin prestigjioz në të ardhmen.
“Yamal është një lojtar i ri fantastik që pati një sezon të jashtëzakonshëm. E ndoqa nga afër në Ligën e Kampionëve dhe vërtet e mbështesja atë dhe Raphinhan. Mastantuono gjithashtu po tregon rritje të madhe – i kam ndjekur ndeshjet e tij në Amerikën e Jugut dhe ai ka një potencial të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Estevao.
Lidhur me mundësinë e përballjes me këto talente për çmimin më të lartë individual në futboll, Estevao shprehu optimizëm.
“Shpresoj sinqerisht që po. Jemi të gjithë të njëjtës moshë dhe do të ishte e mrekullueshme dhe shumë interesante të garonim në atë nivel”.
Duke reflektuar mbi stilin e tij, Estevao tha: “E shoh veten duke luajtur me një stil të ngjashëm me atë të Messit — dikush që e do futbollin dhe vlerëson familjen mbi të gjitha”.
Forma mbresëlënëse e Estevao Willian te Palmeiras – ku ai shënoi 26 gola dhe dha 15 asistime në 82 paraqitje e ndihmoi klubin të kryesonte grupin e tyre në Kupën e Botës për Klube dhe të fitonte ndeshjen eliminatore kundër Botafogos.
Chelsea do të përballet me Palmeiras në çerekfinale më 5 korrik, duke i dhënë Willian një shans për të shfaqur talentin e tij kundër shokëve të tij të ardhshëm të ekipit.