Trajneri Erik ten Hag s’e ka lejuar sulmuesin Cristiano Ronaldon të hynte as në dhomën e zhveshjes duke e turpëruar pranë lojtarëve në kohën kur e suspendoi.
Ronaldo dhe Ten Hag kishin vazhdimisht probleme gjatë periudhës së teknikut holandez në krye të Unitedit, ku në fakt portugezi edhe u largua nga klubi shkaku i trajnerit.
Tani që Ronaldo është shkarkuar, “ESPN” ka zbuluar disa prapaskena interesante. Sipas tyre, pesë herë fituesit të Topit të Artë pas përballjes me Tottenhamin ku refuzoi të hynte në fushë, s’iu lejua as të futej në dhomën e zhveshjes.
“Kur Cristiano Ronaldo u detyrua të stërvitej larg ekipit të parë nga Erik ten Hag, stafi as nuk e lejoi të hynte në dhomën e zhveshjes që t’i merrte atletët”.
“Kjo situatë ndryshoi vetëm pasi Ronaldo kërkoi nga një lojtar i akademisë që t’i merrte dhe t’ia dërgonte atij. Disa lojtarë të ekipit të parë e panë këtë si një turp i panevojshëm”.
Ten Hag një situatë të ngjashme e kishte pastaj edhe me Jadon Sanchon, ku lojtarët besonin se holandezi donte vetëm ta turpëronte publikisht anglezin.
“Një numër i lojtarëve e këshilluan Sanchon të kërkojë falje, por kur situata po zgjatej atëherë shumë lojtarë besuan se sërish Ten Hag e ka bërë situatën më të madhe. Ten Hag donte që Sancho të thoshte publikisht “më fal” ngase ishte ankuar publikisht, por lojtarët e panë si një kërkesë për ta turpëruar”.