Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është planfikuar të marrin pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.
Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.
Rastin e konfirmuan për Gazetën Insajderi edhe nga dega e LVV-së në Skenderaj.
Kujtojmë se në ceremoni ishte paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav (Skenderaj, në lagjen nr.1 rruga “Fazli Grajçevci”, ora 09:00).