Për këtë ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, duke thënë se për këtë “drejtpërdrejt përgjegjëse” janë SHBA dhe BE, shkruan Danas.
Zyra, në krye të së cilës është Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “me forcat e tij speciale ka qenë ekzekutuesi i thjeshtë i arrestimit të Sofronijeviqit”.
“Prishtina akuzon Srećko Sofronijeviqin se gjoja ka shkelur të ashtuquajturin rend kushtetues, të ashtuquajturën Kosovë, vetëm sepse ai po mbronte shtëpinë e tij kur ROSU (njësia speciale e policisë së Kosovës) bastisi Zveçanin më 13 tetor 2021 dhe hodhi gaz lotsjellës drejt serbëve dhe më pas ka qëlluar Sreçkon, i cili ishte në rrezik për jetën”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.
“Sreqko Sofronijeviq është një nga serbët e shumtë që në periudhën e kaluar e mbrojtën të drejtën e tyre për jetë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Ai është një nga të shumtët që u bë viktimë e politikës së urrejtjes serbe”.
Kjo zyre pretendon se protestat ishin paqësore përkundër që ishte dokumentuar e kundërta.
“Rezistenca serbe ndaj shtypjes së Kurtit çoi gjithashtu në protesta paqësore dhe barrikada si shprehje e thirrjes së popullit serb që komuniteti ndërkombëtar t’i dëgjojë. Për të qenë të saktë, më 28 dhjetor 2022, BE-ja dhe SHBA-ja i dhanë lidershipit shtetëror të Serbisë garanci të forta me shkrim se nuk do të ketë arrestime apo persekutime të serbëve nga veriu i Kosovës për pjesëmarrje në protesta paqësore dhe barrikada me të cilat vetëm po mbronin pragun e tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj zyre, në këto “garanci” thuhet “pa mëdyshje se lidershipi i Kosovës ka konfirmuar se nuk ka listë të serbëve të Kosovës që të arrestohen apo ndiqen penalisht për pjesëmarrje në protesta paqësore – barrikada”.
“Pikërisht për shkak të këtyre garancive dhe fjalëve të shteteve më të fuqishme në botë, presidenti Aleksandar Vuçiq u kërkoi serbëve të veriut të Kosovës që t’i heqin barrikadat, gjë që ata e bënë me ngurrim, por duke dëgjuar vendin e tyre Serbinë dhe presidentin e tyre, por edhe duke paralajmëruar mbarë botën se Prishtina nuk do të ndalet dhe se do t’i nënshtrohet persekutimit brutal”, thuhet në komunikatë.
Zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë se ai është ndaluar për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.
Si pasojë e rritjes së tensioneve protestuesit janë përleshur, atëbotë, me zyrtarët policorë, dhe patën mbetur dhjetëra persona të plagosur nga të dyja anët, përfshirë Sofronijeviqin.