10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Eskalon konflikti mes fqinjëve në Prizren, njëri e ther me thikë tjetrin

- Advertisement -

Një konflikt mes dy fqinjëve në Prizren para dy ditësh ka përfunduar në therje me thikë.

Policia bën të ditur se si rrjedhojë, një person, 41 vjeç ka mbetur i lënduar nga thika, shkruan lajmi.net.

“Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, ka bërë të ditur policia.

Komunikata e plotë e Policisë:

Me datë 14.11.2022 , rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet disa herë me thikë viktimën.

Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren.

Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin , i cili ishte arratisë.

Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit