28.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Eskalon Haxhi Avdyli ndaj Anton Qunit: Uroj që istikamet i ke mbajt më fortë se premtimet

- Advertisement -

Në reagimin e tij, Avdyli ka kritikuar Qunin për, siç u shpreh ai, mosmbajtjen e premtimeve politike, duke shtuar me ironi se shpreson që të paktën “t’i ketë mbajtur më fort istikamet”.

Postimi:

Dezertim i paparë është me u ngrit politikisht duke mbajt fjalime demagogjike anti PDK, anti Kadri e Hashim, anti Shik e në fund me u ba bashkë me ta.

Ndaj kujt?

Ndaj vajzës së Jusuf Gervallës, aktivistes e koleges së idealit Rugovian .

Dezertim është me mbajt fjalime plot epitete false si ai se kur ju mbaroni prapa grilave, unë do e lë politikën.

Mirë që është në politikë por së paku të mundohej të mbante disa nga parimet apo ndoshta Lumiri e Isa nuk ia lejon.

E lëre që shkeli betimin ndaj qytetarëve, por ushtari bëhet bashkë me ata që u ngrit duke i akuzuar, duke ngrit dorën për të mos votuar ish kryetaren e zëdhënësen e LDK-së në Gjermani , Donika Gërvallan.

Nga asnjë parim Rugovian, nuk ka dezertuar Donika, kurse ju përveq 3 shkronjave që ende mbani , cilit parim të dikurshëm jeni duke iu përmbajt akoma?

Unë besoj fort që istikamet i ke mbajtë më fortë se premtimet elektorale.

Veq një pyetje ne fund. Tash kë do akuzoni për vrasjet e pasluftës, sepse edhe ato akuza po dalin që i keni pas vetëm për efekte elektorale e asgje më shumë.

Sepse kur vjen interesi i pushtetit bëheni bashkë të kuqë, të kaltër e të zinj e ju rrok amnezia kolektive për të gjitha premtimet e betimet.

 

Të ngjashme

Të fundit