Anëtari i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka krahasuar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu me kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe me ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.
“Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.”, ka shkrua Avdyli.
Pjesën tjetër të shkrimit të tij, Avdyli flet për Ukrainën, Rusinë, dhe përmend pak shkëmbimin e territoreve.
“Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm.”, thotë në fund Avdyli.
Ky është postimi i plotë:
Nga ngjarjet e ditës.
1.Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.
2.ZELENSKI i vendosur të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnje pëllëmb toke Ukrainase. E dikur këtu në kohë paqe negociohej nga disa liderë të shantazhuar për shkëmbim territoresh e, falje të komunave të Rankoviqit.
Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta.
Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm