1.9 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Eskalon Donika Gërvalla, një orë pasi iu largua njëra nga degët më të mëdha të Listës Guxo

- Advertisement -

Donika Gërvalla nuk arrin të mbajë veten nga dëshpërimi i shuarjes së Listës Guxo në Pejë. Indeksonline publikoi me dokument qëndrimin e degës në Pejë ku unanimisht është vendosur që të bojkotohet partia e Faton Pecit dhe Donika Gërvallës.

E indinjuar dhe zhgënjyer nga ky vendim i faktuar, Gërvalla indirekt ka hedhur akuza ndaj portalit tonë.

“Para se të ngazëllehen ato media, të cilat me agresivitet të pazakonshëm dhe të panevojshëm sulmojnë Partinë Guxo, më lejoni të bëj një sqarim të shkurtër”, nis reagimi i Donikës ndaj lajmit në fjalë.

Akuza e saj vazhdon më pas ndaj zyrtarëve të partisë së saj në Pejë për të cilët pretendon se deshën ta privatizonin partinë.

“Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore.
Partia Guxo dhe e gjithë struktura e saj, dhe këtë e them me përgjegjësinë jo vetëm të bashkëkryetares së Partisë Guxo, por edhe si kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë.
Me listën tonë prej 15 kandidatësh, në partneritet me VV dhe Alternativën, në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të fitojmë fuqishëm e do të vazhdojmë punët e mira për Kosovën” shkruan Donika Gërvalla në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit