4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Eskalon Dimal Basha, krahason ministrin e Jashtëm shqiptar me atë të Bjellorusisë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një shkrim skandaloz ku e etiketon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka krahasuar ministrin Igli Hasani me atë të Bjellorusisë.

“Kosova ka gjet më shumë mbështetje te shtetet si Britania, se sa Shqipëria! Kur e dëgjon Igli Hasanin duke fol në Këshillin e Evropës, se di njeri a është ka flet Ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi!” – ka thënë ai.

Çfarë tha Hasani?

Të premten, ministri shqiptar njoftoi se Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai mes tjerash i bëri thirrje Kosovës që t’i përmbushë sa më shpejt obligimet që i ka marrë përsipër.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike”, shkroi Hasani.

“Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.” – theksoi kryediplomati shqiptar.

Ai tutje deklaroi se përmbushja e kushteve nga Kosova, mund të bëjë që të mbahet një mbledhje tjetër e Komitetit në të ardhmen e afërt.

“Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur ç’ka i kemi borxh popullit të Kosovës.” – ka shkruar Hasani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit