Komisarja Dejona Mihali ka eskaluar.
Ajo ka folur me gjuhë të rëndë për gjyqësorin, duke e krahasuar me shoqatën e peshkatarëve. Ka sulmuar opozitën, ka sulmuar PZAP-në, e ka folur për takime të gjyqtarëve me ambasadorë.
Postimi pa asnjë ndërhyrje:
Vendimi i KQZ për mos certifikimin, i dyti brenda më pak se një viti karakterizohet nga frikacakëria e PDK – LDK – AAK në kuptimin politik.
Abstenim.
Kur ka pas me vjedh kanë votuar PËR çdo herë. Kush ka pyet për ligj. Burra namuzqarë janë me Listên Serbe.
Vendimet e KQZ ankimohen tek Gjykatësit e PZAP. Ata i emëron KGJK. Më pas mund të ankimohen dhe në Gjykatën Supreme. Aty vendimet për Listën Serbe karakterizohen nga zbythja në raport me shtetin. Këtë e vërtetoi dhe reagimi i Këshillit Gjyqësor (KGJK) sot.
Ata natyrisht në zyrat e tyre thonë nuk ka vendim të prerë nga Gjykata për veprat terroriste të eksponentëve të Listës Serbe. As për veprimtarinë antikushtetuese dhe nxitëse të përçarjes të Listës serbe.
A thua KGJK ka në nënvetëdije idenë që është shoqata e peshkatarëve jo Këshill që qeveris gjyqësorin? A ka lidhje me shtetin e vet sistemi ynë i drejtësisë apo është i pavarur nga problemet e sigurisë së vendit?
Po ashtu ata e kanë shumë me rëndësi se çfarë u thorë kuinti. Kjo i bën nga pak edhe si të jenë vartës të ministres Donika Gërvalla. Ato do të duhej të ishin të kujdesshëm me ambasadorët. Ç’punë kanë gjykatësit të merren me ambasada lere më të takohen me ta?
Ca gojë të liga thonë që për një copë trajnim a udhëtim bëhen copash. Mos qoftë e thënë!
Po PDK-LDK-AAK pse shfaqen sërish si të tredhur?
Nuk kanë takat as moral as politik t’i bëjnë ballë kësaj çështje ndaj dhe fshihen pas çfarëdo sajese.
Para 9 muajve thanë Ministria e Punëve të Brendshme duhet të na sjellë info për eksponentët e Listës Serbe. Ato info i kanë.
Tash po thonë Lista Serbe dhe LVV kanë filluar me një ditë aktivitetin. Askush nuk e di çka po thonë. Por frika të katandis si mos më keq.
Lista serbe u regjistrua në zgjedhje më 2013 pas marrëveshjes Thaçi – Daçiq për ta krijuar atë.
Pse nuk i bën thirrje PZAP, PDK-LDK-AAK të mos ta prishë vendimin e KQZ, PZAP?
Ata fundja i kanë dhe zyrtarët e partive të tyre aty që i përgatisin vendimet. Deri dje Mul Desku LDK tash një PDK, Tefik Mahmuti.
Meqë nuk u pëlqen si veprojmë ne për Listën Serbe, le të përgjigjen: A duhet lejuar veprimtaria e Listës Serbe apo jo?
A duhet pranuar që ne Kuvend dhe në Komuna të drejtojnë ata që mbajtën zi për terroristët e vrasjes së Afrim Bunjakut? Që sulmon qindra herë Policinë e Kosovës me armatim, gazetarët, që sulmuan zyrat e KQZ, ushtarakët e KFOR dhe bëjnë plane përditë kundër Republikës së Kosovës.
Për çka i duhet Kosovës Lista Serbe e drejtuar nga Radojqiçi dhe e sponzorizuar nga Vuçiqi?
Për pluralizim jo. As për serbët e Kosovës jo.
Këta të fundit kanë pësuar dhunë permanente nga ta.
Lista Serbe nuk ka ditur as t’i qeverisë. Shihini komunat që kanë drejtuar. Të mjera. Parqtë edhe të Kosovëa edhe të Serbisë i kanë vjedhur dhe ndarë me terroristët e sotshëm e kontrabandistët e djeshëm.
Ata veç kanë qenë eksponentë të krimit të organizuar që janë kthyer në mbrojtës aktivë të terrorizmit.
Me 2013 PDK LDK i amnistuan kriminelët serbë. A u bënë më të mirë për 10 vite? Jo.
Sepse krimineli nuk amnistohet. Burgoset. Njëjtë dhe terroristi.